Bari

Do të shohim së bashku, se sa nevojë kemi ne si njerëz, për Dikë që na drejton si një bari i mirë dhe na çon drejt gjërave që janë më të mirat për ne dhe që na japin kënaqësi për shpirtin. Mos e humbisni këtë program...

Lot

Në programin tonë të sotëm, ne do të flasim për lotët e një pendese të sinqertë. Ndoshta jo lotët në vetvete, por një pendesë e shoqëruar me lotë, ka një rëndësi vendimtare në jetën tonë dhe ne ju inkurajojmë të na ndiqni, për të zbuluar se ...

Trung

Kur një pemë nuk është prodhimtare, e ka humbur jetën dhe është e tharë, ajo pritet, dhe mbetet veçse një trung pa jetë?. A mendoni se kjo mund të jetë një analogji për njerëzit, madje më gjerë, për kombet? Na ndiqni në programin tonë të sotëm, për t’u ...

Kohë

Kaq e thjeshtë dhe kaq e komplikuar është koha. Por ne ju ftojmë të na ndiqni në programin e sotëm, ku do të ndajmë me ju urtësinë e mbretit Salomon, në lidhje me kohën dhe se si duhet ta shohim atë.

Mjaftueshëm

A e keni vënë re se këtë fjalë e dëgjojmë shumë rrallë, për të mos thënë kurrë? Nuk e di nëse ndalemi ndonjëherë, të mendojmë se diku pranë nesh, është gjithmonë dikush që ka më pak se ne, e përsëri duket më i lumtur se ne. Ne ju ftojmë të ndiqni programin tonë të sotëm, për të

Dijetar

Ne ju ftojmë të na ndiqni, për të mësuar se në Fjalën e Perëndisë, fjala “dijetar” ka të bëjë më shumë me një qëndrim që Perëndia dëshiron ta ketë secili prej nesh. Veç kësaj, sot do të thellohemi pak më shumë në domethënien e mishërimit të Jezus Krishtit. Kështu, mos e humbisni këtë program...

I përgatitur

A keni menduar ndonjëherë se sa e rëndësishme është përgatitja frymërore? Ne ju ftojmë të ndiqni programin tonë të sotëm, për të mësuar se Perëndia do të vijë jo vetëm me shpëtimin e Tij, por edhe me ndëshkimin e Tij për ata që e kanë refuzuar Atë. Ne lutemi që ju të kuptoni se sa e rëndësishme është përgatitja për ardhjen e Zotit dhe se ç’duhet të bëni për këtë.

Furnizim

Thelbi është se gjithçka që ne zotërojmë, gjithçka që ne kemi, vjen si një dhuratë nga Perëndia dhe Ai na e jep për një qëllim të caktuar: ta përdorim në shërbim të Tij, që do të thotë, në shërbim të njerëzve që janë nevojtarë. Nëse e keni të vështirë ta kuptoni këtë, ne ju inkurajojmë të na ndiqni sot dhe ...

Lumturi

Besoj se kjo është një nga fjalët më të bukura dhe është një ndjesi që gjithsecili nga ne dëshiron ta ketë gjatë gjithë kohës. Pavarësisht momenteve të shumta të lumtura në jetë, duket sikur asnjëherë nuk mjafton, apo jo? Ne ju inkurajojmë të ndiqni programin tonë të sotëm, për të mësuar çelësin, apo ...

Vuajtje

Jo një fjalë e bukur për veshin, apo jo? Madje për zemrën, është edhe më e rëndë. Në kohë të vështira, kur ne vuajmë, e vetmja pyetje që rreh si çekan në mendjen tonë, është “Pse?” Ju ftojmë të na ndiqni në programin tonë të sotëm dhe do të shihni se një rrugë shprese, plot dritë, do të hapet për ju.

Shenjtor

Kjo fjalë ka një kuptim shumë më të gjerë dhe ne ju ftojmë të ndiqni programin e sotëm, për një këndvështrim të ri, të hollësishëm, për të parë se të gjithë ata njerëz që e vënë besimin e tyre në Jezus Krishtin dhe e pranojnë Atë si Zot dhe Shpëtimtar të jetës së tyre, quhen shenjtorë. Mësoni se si ta rrokni këtë koncept dhe të ...